Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tërmeti: Shtatë pjestarë të një familjeje në banesën pa çati

aeb3e258-f74d-4cef-b3bd-fb9384216a0c

Nga Besim DYBELI-

Shtatë pjestarë të një familjeje në një fshat të Elbasanit në pritje të kompensimit të dëmit. Dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kjo familje jeton në shtëpinë pa cati. Është familja, Haskurti, në fshatin e largët, Bixëlle, të Elbasanit. Kryefamiljarja thotë se vlerësuesit e dëmeve kanë bërë vetëm letrat. Kanë vlerësuar shtëpinë me vlerë 30 milion lekë, por vetëm gjysma e dëmit do tu kompensohet.
Haskurti duhet të merrte 15 milion lekë të vjetra kompensim, si dhe bonus qeraje. Sipas Dhurata Haskurtit, kryefamiljare, nuk kanë marrë asgjë. 7 anëtarët e familjes Haskurti , përfshirë një fëmijë të mitur, detyrohen të jetojnë në këtë banesë, pavarësisht se rrezikon t’i zërë brenda. Në këtë zonë dimri është i ashpër dhe ka ardhur i tillë që në këtë fillimdhjetori.

Related Posts

Leave a comment