Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Do të bëjmë tërmet në 2023”/ Bylykbashi i përgjigjet Ramës

auto_bylykbashi1673016435

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë gjatë mbledhjes me ministra ku tha se në  “vitin 2023 do e bëjnë tërmet”.

Sipas deputetit demokrat, është turp për Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK-un për dështimin e tyre për çuarjen përpara përgjegjësisë eksponentët e lartë të PS-së që dolën në përgjime.

“Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta” – shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

“Minjtë” e tërmetit. “Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.

“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e përgjjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse ështe kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.

Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet.

Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në te gjithe aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar.

Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje.

Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës .

Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):

– Ështe cënuar liria e votës.

– Është cënuar sekreti i votës.

– Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.

– përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.

– Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave  personale të zgjedhësve.

– Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.

Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023.

Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni.

Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta.

Gjithësesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si ne 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.

Partia Demokratike, pas 11 dhjetorit 2021 hyn në zgjedhje për fitore. Ajo nuk ndalet nga padia që Rama e përdor që të pengojë Partinë Demokratike në zgjedhje duke i marrë peng flamurin, logon dhe vulën.

Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “tëmetin”.

Related Posts

Leave a comment