Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA TË THELLA JO PËR “LLOGJET” E RAMËS

RAMA BJERI GAJDES GAJDEXHI
Debati per buxhetin 2022, eshte i rendesishem sidomos per te permiresuar strukturen dhe burimet e mbledhjes së taksave dhe se si përdoren taksat për të mbështetur një rritje ekonomike të lartë, të qëndrueshme, cilesore për nga burimet e rritjes dhe e drejtë për nga raportet e ndarjes së të ardhurave që krijohen.
Nga Arben MALAJ * –
Në buxhet analizohen si mbështeten me politika të reja dhe financim buxhetorë prioritetet sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetsia dhe ambientit.
Një autoritet kushtetues u është dhënë “deputeteve të popullit” t’u vendosin qeverive kufij të arsyeshëm të deficitit buxhetore dhe borxhit publik që tê përmiresohet stabiliteti i financave personale, familjare, të biznesit dhe të financave publike.
Vendet janë modernizuar dhe pasuruar nga vizioni, integriteti, përkushtimi dhe përgjegjësia e politikanëve por edhe reagimi pro aktiv i vetë taksapaguesve.
Vendi ka nevojë për reforma të thella strukturore që fillojnë me cilësinë e arsimit, shëndetit, ambientit, ekonominë e gjelbër dhe ekonominë e dijes. Investimet më të mëdha duhet të jenë për ekonominë e dijes.
Administratë publike profesionale e perkushtuar dhe e motivuar; tregu konkurues, ambient biznesi promovues dhe jo penalizes, media e lirë, shoqëri civile pro aktive dhe mbi të gjitha liria e fjalës, garantimi i pronës private dhe me theks të vecantë ndarja, balanca dhe kontrolli midis tre pushteteve – janë reformat strukturore që mund ta bëjnë vendin tonë një mundësi për një jetë me të mirë, mbështetur tek shteti ligjore, ekonomi dinamike dhe vibrante dhe një vend ku kohezioni dhe solidariteti social është sa detyrim i qeverive aq edhe një vlerë fisnike e cdo shqiptari.
Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net/

Related Posts

Leave a comment