Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bilbili i MOKRËS!

4cb1f064-98d2-4a84-ba09-2b03fba60c0e

Nga Besim DYBELI-

Nuk di të them, nëse është më shumë mësues, apo poet e shkrimtar. Por një gjë e di mirë. Ai është, mbi të gjitha njeri e intelektual i mirëfilltë. Nuk u largua nga fshati, për një “jetë” më të mirë në qytet. Nuk u nda, as nga nxënësit e tij e as nga bashkëfshatarët. Nuk u nda nga natyra e bukur mokrare. Mbase dashuria për këtë trevë e malli për vendlindjen e lanë aty, ku u lind e u rrit. I thjeshtë. Kokëulur e pasionant në profesionin e mësuesit. Po aq pasionant e briland për vargun poetik. Kohën e lirë ai e ka të zënë. Shkruan vargje e thur poezi patetike e idilike…Poezi të thjeshta në të lexuar, por brenda tyre ngjeshet stilistika krijuese e mesazhi shumë domethënës. Personazh i këtij shkrimi të shkurtër, është Maliq Torra, nga Mokra e Pogradecit. Poezia e tij e ka “braktsitur” me kohë vendlindjen. Ajo lexohet, pothuajse kudo në vend. Herë në libra të botuara me aq sakrificia e here edhe në rrjetet sociale, ku nuk të kërkon askush “haraç”. Me krenari, vendlindjen e tij e quan “Mbretëria” e Mokrës! Nuk është thjeshtë një gjetje metaforike. Është dashuri brenda shpirtit të tij krijues, që shpërndahet në çdo varg poezie. Këto të fundit janë me qindra. Tematika e tyre mbetet po Mokra. Ndërsa mesazhi që përcjellin, i kapërcejnë malet e kodrat e bukura të kësaj zone me plot tradita. Nuk mungon ironia e satira. Cekin edhe probleme të jetës së përditshme. Ndërsa poeti mbetet brenda “gardhit” të vendlindjes, magjia krijuese e tij, udhëton në kohë e vende…

Related Posts

Leave a comment