Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Universiteti i Elbasanit “fal” të pavaksinuarit

9a84e276-fcd5-4850-9102-378defb6e250

Nga Besim DYBELI-

Universiteti i Elbasanit nuk ka bërë përjashtim edhe për studentët, që nuk kanë kryer vaksinimet. Ai ka hapur sot dyert plot “zemërgjërësi” për të gjithë, pa përjashtim. Edhe studentët me maska, edhe ata pa maska, janë ulur në auditore si zakonisht. Ndaj të pavaksinuarëve, nuk është kërkuar një vërtetim, që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR, për të hyrë në auditore.

Në disa universitete të tjera të vendit, studentët nuk janë lejuar të hyjnë në auditore pa pasur kartën e vaksinimit ose testin PCR. Ndërsa në Elbasan, Gjirokastër e Korçë, mësohet se studentëve, me ose pa vaksinë, u janë hapur dyert e auditoreve. Edhe në ditët në vazhdim, hyrja do të jetë e lirë, ndërsa rektorati është duke bërë një verifikim të situatës dhe do të informojë më vonë studentët në lidhje me vijimsinë e mësimit. Mësohet se deri tani, vetëm 30% e studentëve janë vaksinuar. Ndoshta në ditët vijuese e me masa shtërnguese, kjo shifër do të mund të rritet.

Related Posts

Leave a comment