Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qyteti, mes kaltërsisë së borës dhe bardhësisë së shpirtit

326243723_710037000655359_2411832879768604312_n
Nga Besim Dybeli
Reportazh

E kisha parë vetëm në foto, a televizor. Për historinë e tij dija ç’ka më kish ofruar shkolla dhe jeta. Për vlerat qytetare po ashtu. Fati e solli ta shoh e prek nga afër Përmetin. “Dita e Miqësisë” së Gazetarëve shqiptarë, ku edicioni i 11-të i këtij aktiviteti festohet këtu. Për tu përkujdesur për akomodimin e afro 100 gazetarëve, bashkë me Xhimin, koordinator i UGSH dhe drejtues i shoqatës “RessEgnatia”, kemi ardhur një ditë më parë. Presim kolegë nga të gjitha degët e Unionit. Po ashtu, edhe nga Presheva, Kosova, Maqedonia Veriore e Mali i Zi. Shpresojmë të na bashkohen edhe 5 kolegë grekë. Axhenda jonë është në Përmet e Ersekë. Plani i aktivitetit është bërë ditë më parë. Për tu vlerësuar gatishmëria dhe mirëkuptimi nga ana e autoriteteve vendore. Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha e përkushtuar për mbarëvajtjen e aktivitetit. Gati salla e konferencave dhe akomodimet në hotel. Një vështrim i shkurtër në qytet, për përshtypjet e para. Ledion Komino, si “ciceron” nga Bashkia, na tregon e shpjegon gjithçka. 20 mijë banorë kjo bashki. Qyteti afro 9 mijë. Infrastruktura për tu marrë shembull. Një pastërti për tu patur zili. Njerëz të kulturuar e komunikues. Bujarë e mikpritës. Edhe pse të panjohur, të përshëndesin e të ftojnë për kafe. Emigracioni si kudo. Por shumë të rinj janë kthyer e po investojnë këtu. Numëri i turistëve i kalon me pesëfish numërin e banorëve. Për arsye pune, makina jonë ndalon me bllokazh në trotuar. Në çast makina e policisë. U shpjegojmë arsyen. Na mirëkuptojnë. Afrohet dhe shefi i komisariatit. Mëson për aktivitetin. Na udhëzon ku të lëmë mjetet. -“Jemi të gatshëm për çdo nevojë, që mund të keni”,- na thotë. Thashë me vete. “Kjo është policia, që duam”. Por Përmeti, mbeti qyteti siç kishim dëgjuar. I qetë. Pa krim. Me kulturë e bujari. “Kokëulur”, mes kaltërsisë së borës e bardhësisë shpirtit… Dëshira për të ardhur sërish…

Related Posts

Leave a comment