Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

QYTETI, QE S’ME BEN TE NDJEHEM KRENAR

309267454_10222597134659470_813049251968771485_n

Ymer Nurka

Jetoj ne nje qytet te lashte, ku ekspertet e deshifrojne rreth 3000 vjeçar; porta e “supertrades” se pare te lashtesise se quhajtur Egnatia. Eksperte, te cilet hiqen sikur dine gjithçka per kete qytet, duke filluar me themelimin e tij, ku sipas versionit te tyre, paskan qene “Kolonet Greke”. E natyrisht pastaj kepusin ca thenie, qe nuk i verifikon dot kurre. Po natyrshem lind pyetja “Po pse e themeluan kete qytet Greket dhe jo Iliret?!” Ja ketu ata stepen, veç ndonjeri vazhdon te justifikohet se i referohet historianeve te antikitetit; “jo po keshtu ka shkruar “Euripidhi”, jo po keshtu ka thene “Thuqididi”. Po mire, o arkeologe, keta Iliret vendas nuk paskan bere asgje ne jete te jeteve?! Thjesht sipas jush paskan qene skllever te lindur? Amfiteatri, i ndertuar nga nje perandor Romak ne shekullin e II dhe kaq. Ju nuk besoni qe aty te jene luajtuar tragjedi dhe komedi ne gjuhen Shqipe? Ju nuk shpreheni kurre dhe ne asnje rast per nje kulture Ilire. Po perse na sillni perjetesisht disa gjoja te verteta, qe nuk na sherbejne neve si komb? Kuptohet qarte se te vertetat i perkasin “sponsorizuesve”, pasi ju jeni ca rrogetare mjerane, qe ngjani me qente “do lehni per ata qe ju ushqejne!” Ne kete qytet te lashte, sa vete qyteterimi mbi kete kontinent, gati asgje nuk flet Shqip. Museumi i antikitetit te hershem dhe atij te vone, ben sikur flet, se ne fakt veç derdellis se ky qytet nuk paska qene asnjehere dhe ne asnje kohe nje qytet i lire, veçse i roberuar nga pushtuesit dhe perandorite e tyre.
Do te deshiroja, si une dhe shume te tjere qe deshirojne te identifikohen Arberore, me qellim qe te perjetonin, sadopak emocione nga lavdia e ketij qyteti, por asgje e tille nuk thuhet dhe shkruhet per 3000 vjet. Greket dhe Turqit po. Ata mundet te krenohen me personazhe dhe objekte. Ata, te cilet nuk besohet se ndertuan asgje mbi kete truall, veçse mbollen terror dhe shkaterruan gjithçka nga Antikiteti yne i ndritur, i cili u verbonte syte. Paradoksalisht sot ata, (nepermjet sherbetoreve te tyre shqipfoles; arkeologe dhe historiane te koheve moderne) e kane tjetersuar historine ne favorin e tyre. Eshte i habitshem fakti, qe disa pseudointelektuale, gjithçka mundet te deshirojne te jene, vetem Shqipetare jo. Sot historine e bejne ata qe kane para dhe ekonomi, ndofta gjitheheret keshtu ka folur kjo fushe e shkences, e cila ne fakt per kete truall dhe kete popull, kurre nuk ka folur ate qe eshte esenciale; per te verteten e nje bote dhe qyteterimi tashme te mbuluar nga nje mal me genjeshtra. Nje qytet, i cili eshte cilesuar, nga historianet e lashte, si “Taverna e Adriatikut”, shfaqet sot sikur te gjitha rracat dhe maluketerit, kane ngrene e kane pire tek ky qytet, por vetem Iliret jo. Nje turp i madh, mbi zvetemimin dhe poshtersine e politikave tona mbi historine kombetare. Mbi institute dhe katedra, deri dhe vete e ashtuquajtura Akademia e Shkencave, qe per ironi te fatit shkruajne Shqip por ne cdo rast, ne favor te barbareve dhe kurre te verteten historike te nje populli autokton.
Ne mes te qytetit, paraqitet nje mur i cili qenka nje karakoll “Turk”. Dy metra me lart nje kryebashkiak me çallme dhe me emer, qe ngjan, po si turk. Disa metra me lart bashkia e ndertuar nga Italianet. Ne kete qytet, ne tere emrat dhe citatet e pershkruara ne objekte dhe libra, flitet ne tre gjuhe; Latinisht, Greqisht dhe Turçe. Po Shqip? Asgje dhe as mos prisni te thuhet diçka per Pellazgo-Iliret. Per keta te fundit do te flase vetem S. Guri. Se ketu u katandis ky popull dhe kjo toke, ku historia te behet, jo nga Akademia dhe institutet shkencore, por nga njerez te rastit. Dy mije vjet perpara i shkruante nipi i vet, perandorit Çezar; “Axhë, me dergo para, se ketu ne Dyrrah, nuk eshte si ne Rome!” Per fat te keq, i ziu qytet, sot eshte i mbuluar me nje rrase gelqerore me lluster, qe ne dimer thyen qafen ngaqe rreshket dhe ne vere, piqesh ngaqe çliron nxehtesi furre. Nje qender me plot objekte te lashtesise, por tashme te varrosura nga pallatet dhe kullat. Domosdo, kujt i duhet më e verteta, mbi Arberine dhe Arberoret! Identiteti yne u gropos perfundimisht nga injorantet, dallkauket, diletantet, anadollaket, grafomanet, grekomanet, te cilet, per paradoks vetequhen dhe Shqipetare.
Ne pritje qe faqen e ketij qyteti ta ndryshoje nje arab nga Dubai, se ne Arberoret nuk paskemi qene te zot per asgje. Dhe historia do te shkruaje qe Dyrrahu, (apo Dybau siç do ta emertoje sheiku) u rilind nga Arabet. Mund të jetë një imazh i monument, pemë dhe ambiente të jashtme

Related Posts

Leave a comment