Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

UGSh ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në konkursin vjetor “Vangjush Gambeta” 2023

UGSh

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të përvitshme nga JTI, ka shpallur konkursin për çmimet “Vangjush Gambeta” 2023 për gazetarinë ekonomike.

Me këtë rast UGSh ka bërë të ditur që gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin që shpall fituesit në fillim të muajit nëntor 2023.

Veprimtaria e rëndësishme, e cila shënon edhe 15 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore nga UGSh, këtë vit zhvillohet në Tiranë. Çmimi do te ndahet për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen si përherë edhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 1 Nëntor 2023 ose ne adresën zyrtare të imeilit: unioniigazetareve@gmail.com

Related Posts

Leave a comment