Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot

-800-0-1692696313xtare-337

Nga Auron Tare

Ndoshta hera e pare qe do te mendohesha perpara fletes se Censusit. Dikur në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohet kane ndryshuar,

Lamja nuk para shkruan më dhe nje Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfare jam, çfare dua te jem dhe çfare mund te jem eshte ne nje fare menyre thelbi i ketij Apeli te ri mbi popullaten.

Per here te pare kam nje dileme, dileme kjo e shtyre nga realiteti i sotem dhe perqasja ndaj dy ngjarjeve thellesisht shqiptare:

Fredi Bejleri, një ish banor i fshatit te Progonatit në malësitë e thella të Tepelenes, i vete shpallur grek, i akuzuar (por jo i denuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur ne menyre demokratike si Kryetar i Bashkise se Himares, me mbeshtetjen politike te nje ish-kryeministri dhe një ish- presidenti te Shqiperise, tashme ne burg.

Per ta cuar ne karriken e fituar Belerin e Progonatit eshte hedhur ne sulm diplomacia helene ne nivelin me te larte te mundshem. Beleri eshte bërë nje emer i njohur ne kancelarite euro atlantike dhe personalitete te shquara te politikes greke vijne çdo jave ne Shqiperi, per t’i bere presion opinion publik dhe politikes shqiptare.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anetar i UÇK-se i cili ne kohen me kritike per kombin e tij ju pergjegj thirjes se ndergjegjies kombetare. Sherbeu ne ushtrine guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u be e pa varur vazhdoi jeten e tij modeste pa kerkuar as shperblime dhe as medalje.

Sot eshte ne burgjet e shtetit te tij per nje interviste (ne median e lire dhe te pa varur demokratike ku presupozohet te thuash mendim tend). Per Goxhaj nuk interesohet askush nga diplomacia jone (te pakten publikisht) as ish-kryeministri dhe presidenti i Republikes.

Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kane ndonje interest te dukshem per çeshtjen e tij. Per Goxhajn nuk ka as shoqate avokatesh qe te mbrojne publikisht, as Kryetare Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani eshte i vetem ne qeli, dhe per ironi te fatit ndoshta shume afer me qeline e Belerit nga Progonati.

Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot.

Leave a comment