Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti Begaj me gazetarët: Më keni në krah. Kush prek lirinë tuaj, do përballet me ligjin

-640-0-1699625429x400673570-310618078410636-2985465718949143169-n-250

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i përvitshëm i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një mesazh të posaçëm drejtuar gazetarëve, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e medias për riformësimin e shoqërisë dhe vështirësitë që hasin gjatë kryerjes së misionit për të thënë të vërtetën.

“Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”.

Presidenti Begaj inkurajoi komunitetin e gazetarëve në kryerjen e këtij misioni, duke iu garantuar mbështetjen e tij.

“Kjo kauzë kërkon njerëz idealistë, që besojnë tek idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike, ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni përpara vështirësive, sepse mbarëvajtja juaj është mirëqenia e shoqërisë.

Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj. E përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Rastet e dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, sikurse edhe rastet e cenimit të lirisë profesionale dhe lirisë së të shprehurit nëpërmjet presioneve direkte apo indirekte”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begajm, vlerësoi promovimin e shembujve të suksesit në gazetari, si modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm.

Related Posts

Leave a comment