Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Taulant Balla: Marrëveshja për emigrantët nuk i zgjidh hallin Italisë, e bëjmë për solidaritet

-800-0-255c0e70344a32a51ca211ff5f71c806

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se asnjë prej emigrantëve afrikanë që do të sillen në Shqipëri, nuk do të qëndrojë këtu më gjatë se çfarë e parashikon marrëveshja me Italinë.

Balla tha se marrëveshja e dakordësuar në fshehtësi mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit, nuk i zgjidh punë Italisë, që ka plot 3 mijë qendra emigrantësh dhe do të sjellë vetëm 1 në Shqipëri, por është më tepër një gjest solidariteti.

“Papërgjegjshmëria e personave që marrin përsipër të flasin para mikrofonave pa ditur asgjë, e bën të vështirë të sqarosh. Nëse pyet sot çdo qytetar shqiptar lidhur me raportin e veçantë të Shqipërisë dhe Italisë, ne jemi shumë mirënjohës Italisë për përkujdesjen, mbështetjen, të mos harrojmë marsin dhe korrikun kur qytetarët shqiptarë morën anijet dhe u nisën në Itali.

Këtu bëhet fjalë që nëse Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, dhe sot në Itali janë mbi 3000 qendra pritjeje, dhe një nga këto 3000 të vendoset në Shqipëri. Të trajtohet procesi i aplikimit për azil, asnjë prej tyre nuk do të rrijë në Shqipëri. Ndërtimi dhe kujdesja e qendrës është e qeverisë italiane.

Prandaj dua që kjo çështje të jetë shumë e qartë për të gjithë. Kanë filluar disa nga këta profesorët e mëdhenj që thonë bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Duhet trajtuar me kujdes, do të kalojë edhe në Kuvend. Prandaj ju lutem, mendoj që do të jetë shumë e qartë, Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë Italisë, siç ka qenë Italia dhjetra herë përkrah Shqipërisë. Shqipëria po jep një shembull solidariteti”, deklaroi Balla.

Related Posts

Leave a comment