Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Italia ka gjetur mënyrën e pazakontë për të zbuluar të infektuarit me COVID

-640-0-00a8507fe7f1640fd8fdeec4a9ee0848

Italia, përveç tamponëve, ka gjetur një mënyrë tjetër për të zbuluar të infektuarit me COVID.

Dy qen, pastorë gjermanë, janë trajnuar në Itali për të zbuluar personat e infektuar me koronavirus. Ky është një eksperiment, i cili ka nisur në Itali prej muajit prill mes Universitetit të Milanos dhe spitalit Sacco.

Dy qentë nisën të nuhasin djersën e marrë nga persona të infektuar me koronavirus. Duke u mbështetur te aftësitë e tyre të shkëlqyera nuhatëse, ata nisën të zbulojnë personat e infektuar.

Trajnimet u zhvilluan në ambientet e brendshme të spitalit, pa pasur shpërqendrime nga aroma të tjera.

“Dëshirojmë që qentë të jenë mbështetje në këtë situatë, jot ë zëvendësojnë mjetet aktuale që kemi. Është hera e parë që arrihen këto rezultate në Europë”, tha profesoresha Maria Rita Gismondo.

Related Posts

Leave a comment