Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ 19-vjeçarja nga Burreli me plagë në trup, rrihet nga bashkëshorti dhe vjehrri

-640-0-61aa08cce3c2b

BURREL  – Një 19 vjeçare është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Burrel, ndërsa policia ka vënë në pranga babë e bir.

Driland Zida, 29 vjeç, dhe Bestar Zida, 57 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

“Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57  vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares,  duke i shkaktuar dëmtime në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment