Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia dhe IKMT aksion kundër ndërtimeve pa leje, Balla: Paligjshmërisë s’do i shpëtojë askush

-640-0-1692174794xballa-188

Policia e shtetit dhe IKMT, kanë vijuar ditën e dytë të operacioneve kundër ndërtimeve e shtesave pa leje në periferinë lindore të Tiranës, zonë e njohur për ndërtimet luksoze.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale pamje të ndërhyrjeve, teksa shkruan se aksionit kundër paligjshmërisë nuk do t’i shpëtojë askush.

“Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive.

Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike”, shkruan Balla.

Related Posts

Leave a comment