Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Reporterja e Vitit”, gazetarja Ilnisa Agolli vlerësohet me çmim nga UGSH

313414024_549028023895228_3153913982925427424_n

Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar me çmimin “Reporterja e Vitit”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar punën e Agollit në raportimin e realitetit përtej Tiranës jo vetëm në trajtimin e problematikave që shqetësojnë qytetarët, por edhe promovimin e vlerave kombëtare kudo ku flitet shqip.

Në praninë e delegatëve të gazetarëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe personaliteteve të diplomacisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Agolli tha se motivi i punës së saj ka qenë njeriu i zakonshëm.

“Në fakt doja të thosha dy fjalë të shkurtra që i mendoj shpesh dhe i kam menduar të gjitha herët që udhëtoj. Bertolt Brecht thotë se e vetmja gjë që nuk më mësoi shkolla ishte edukimi dhe në fakt ka të drejtë. Ajo që ka vlerë dhe është edukim është ky profesion, të cilin unë e kuptova duke rrëmbyer një mikrofon. Dua të falënderoj z. Çipa i cili më bëri pjesë, në pamundësi të jem pjesë këtu midis jush, me ambasadorë të fjalës dhe vlerave të vërteta të njerëzimit”, tha Agolli.

Vetë kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa, shpjegoi motivacionin duke çmuar punën e gazetares Agolli në shërbim të raportimeve cilësore nga çdo skaj i Shqipërisë.

Ndërkohë, çmimin ja dorëzoi ambasadori Qemal Minxhozi i cili nënvizoi rëndësinë e gazetarisë që qëndron pranë qytetarëve.

Gjithashtu, në ceremoni Unioni shpalli edhe disa fitues të konkursit “Vangjush Gambeta”- 2022, për gazetarët e ekonomisë.

Related Posts

Leave a comment