Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë solidaritet me mijëra banorët dhe dhjetra gazetarët e prekur.

329184667_1393001728104404_6656379464006437928_n
Deklaratë solidariteti e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë me mijëra banorët dhe dhjetra gazetarët e Turqisë të goditur nga tërmetet e orëve të fundit
Tiranë më 6 Shkurt 2023
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është i tronditur nga pasojat katastrofike të tërmeteve të fuqishëm që shkundën tokën në rajone të Turqisë, Sirisë dhe rajoneve të tjera fqinje. Përcjellim me dhimbje dhe gadishmëri për të ndihmuar dhe përkrahur mijëra familjet e të prekurve nga kjo katastrofë natyrore, duke u gjendur në krah të të prekurve për të përballuar peshën e pazakontë të kësaj tragjedie.
UGSH u shpreh ngushëllimet e ndiera familjeve të viktimave!
UGSH shpreh solidaritetin e fuqishëm me gjithë mediat, gazetarët dhe familjet e tyre, të prekur nga kjo katastrofë e pashëmbëllt. Përmes Ambasadave të Republikës së Turqisë në Tiranë dhe asaj të Shqipërisë në Turqi, konfirmojmë gadishmërinë tonë për të ofruar kontribute dhe përkrahje ndihmuese, sipas nevojave specifike dhe mundësive tona modeste.
Fatkeqësia aktuale për këto rajone, na sjell në kujtesë, momentet tronditëse që përjetuam në rastin e tërmetit goditës të vitit 2019 që ndodhi në vendin tonë në disa zona dhe solidaritetin e madh të dëshmuar nga populli dhe institucionet shtetërore turke, në ato ditë të vështira.
UGSH mbështet vendimet e qeverisë së Shqipërisë për ndihmë dhe kontribut solidar me popujt dhe veçanërisht banorët e ndodhur nën pasojat e rënda të tërmetit më të madh të ndodhur përgjatë shekullit të fundit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon për gjithë mediat tona dhe ato në hapësirën shqiptare të dëshmojnë interesim më të madh për pasqyrimin e gjendjes dhe pasojave të rënda të shkaktuara prej tërmetit të madh, duke vënë në lëvizje dhe mbajtur në interesim institucionet tona për shqiptarët e ndodhur në këto rajone dhe gazetarët që ndjekin dhe do të përcjellin nga afër, raportime nga vendet e prekura prej ciklit të pazakontë të tërmeteve. Fakti që ende mijëra e mijëra banorë ndodhen nën rrënojat e godinave të shembura dhe në kushte tejet dramatike jetese, na bën të ndihemi dhe të jemi të gjithë në gadishmëri dhe ndihmesë.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
All reactions:

25

Related Posts

Leave a comment