Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetarja: Prova të reja për Ervis Martinaj, një telefonatë nga burgu “shkundi” policinë

martinaj-2

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se arsyeja se përse Policia e Shtetit u ngrit në këmbë për hetimet dhe kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt, është bërë një telefonatë nga burgu, nga një personazh që mbahet i mbyllur në kushte sigurie të larta.

Gazetarja shpjegon se ky person ka bërë një telefonatë, ku nga bisedat e zhvilluara, mendohet se mund të gjendet gjurmë apo detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e zhdukjes së mistershme të Martinajt.

“Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje.

Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente.

Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara.”, tha Lala në një intervistë me gazetarin Edvin Peci.

Related Posts

Leave a comment