Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ishte “sytë dhe veshët” e Ervis Martinajt, zgjatet hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami

auto_ffg1672060157

Është zgjatur hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami, i cili u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.

Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, madje dyshohet se ai mund të ketë folur para hetuesve, gjë që solli edhe aksionin e sotëm në bazën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.

Prokuroria e Kurbinit mësohet se ka zgjatur me 3 muaj hetimet ndaj Jeton Lamit.  Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej 5 muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri dhe policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar ngjarjen, apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

Related Posts

Leave a comment