Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tjetër aksident i rëndë/ Parakalimi i gabuar lë pas 3 të plagosur, makinat përplasen “kokë më kokë” në Elbasan

elbasan

Një tjetër aksident ka ndodhur në vend brenda pak minutash nga aksidenti i parë, teksa raportohen dhe të plagosur.

Bëhet me dije se aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Papërr të Elbasanit. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur me njëra tjetrën “kokë më kokë”. Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.

Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Related Posts

Leave a comment