Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush është pacienti që vdiq teksa po transportohej me ambulancë, të plagosur shoferi dhe infermieri

-640-0-1676708919xambulance-829

Një 77-vjeçar që po transportohej me ambulancë në spital, ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.

Aksident ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Lushnje – Fier, ku kamioni ka përplasur ambulancën.

Për pasojë, pacienti Dashamir Koçaj nga Vlora ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës dhe infermieri që shoqëronte të moshuarin.

Policia thotë se ka ndaluar shoferin e kamionit, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Related Posts

Leave a comment