Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Ja si ndodhi aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci

-640-0-60fda7d62dcea

Media kroate Dnevik.hr ka publikuar videon 3D të aksidentit në Kroaci ku autobusi me targa kosovare u përmbys.

Ilustrimi është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Bazuar në po këtë ilustrim, autobusi pasi kishte kaluar në zonën me bar u rrokullis.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.

10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Related Posts

Leave a comment