Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Makina del nga rruga dhe përmbyset në tokën bujqësore, shoferja përfundon në spital

Screenshot_24

Një aksident ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë. Një mjet tip “Audi” me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në tokën bujqësore pas hekurave që kufizonin rrugën.

Makina drejtohej nga një 35-vjeçare e cila ka marrë plagë të lehta dhe tani ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja kthehej nga Greqia për në Shqipëri.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Related Posts

Leave a comment