Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grabitësit e milionave në Rinas, sa vite burg kërkon SPAK për anëtarët e bandës

-640-0-6257ddbf91f51

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

Kujtojmë se ata akuzohen që në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Grabitja

Dy personat që çanë rrethimin e aeroportit më 30 qershor 2016 dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe, ishin të armatosur. Ata kanë pasur dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e tyre dhe humbjes së gjurmëve.

Gjatë hetimeve, prokurorët kanë zbuluar se autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura. Njërën nga makinat e vjedhura e kanë marrë në Pogradec, dy në Elbasan dhe një furgon në Durrës.

Besohet se Aleks Pepa, së bashku me një person tjetër kanë këputur me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më pas janë futur me një automjet tip “Benz” ngjyrë të kuqe, duke u afruar në makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

Por informacion për këtë lëvizje kanë pasur dhe tre autorët të cilët kanë hyrë me shpejtësi në Rinas dhe menjëherë kanë sulmuar me armë rojet e sigurisë së furgonit të blinduar ku ndodheshin eurot. Shoferi nga frika ka hyrë poshtë furgonit ndërkohë dy personat e veshur me të zeza, kanë arritur të hapin furgonin dhe të marrin prej andej shumën prej 990 mijë euro.

Leave a comment