Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Emri/ Breshëri plumbash në drejtim të mobilierisë së biznesmenit në Fushë-Krujë

Nikel-770x408

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Nikël te Krujës. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mobilierisë së Myslym Karaj. Farmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Raportohet se është dëmtuar vetëm fasada e mobilerisë. Ndërkaq Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, njofton policia.

Leave a comment