Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Çmenduri” në Argjentinë, sulmuesi i Boca Juniors shtyp bashkëshorten me makinë (VIDEO)

640-0-salvio-1650007869

Nuk e pranon dot fakton që bashkëshortja e pa në shoqërinë e një femre tjetër dhe merr vendimin për ta shtypur me makinë. Protagonist i ngjarjes horror është bërë sulmuesi i Boca Juniors, Salvio, i cili është zyrtarisht nën hetim pasi bashkëshortja e tij me të cilën u nda përpara disa ditësh, paraqiti një denoncim. Ngjarja ndodhi në Buenos Aires ku ish-sulmuesi i Atletico Madrid rrezikoi të merrte jetën e bashkëshortes, aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Në internet kanë dalë edhe pamjet e momentit të ngjarjes ku duket se makina e godet femrën në njërën këmbë. Pak ditë pas ndarjes, ajo shkoi te makina e bashkëshortit për të sqaruar disa detaje por menjëherë pasi u afrua e pa Salvion me një femër tjetër. Sulmuesi reagoi në mënyrë të dhunshme, duke ikur më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Eduardo Antonio Salvio rrezikon shumë, madje edhe prangat pasi ai mund të dënohet edhe për tentativë vrasje dhe nëse gjykata i jep të drejtë prokurorisë, atëherë karriera e tij mund të konsiderohet e mbyllur.

Leave a comment