Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U arrestua sot, kush është vëllai i ish-deputetit, si zhvati 32 mijë euro në 2018

640-0-v-156

Përmbaruesi, Fatos Alimadhi, vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit ditën e sotme pasi akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se ai ka shpërdoruar detyrën pasi bashkë me dy përmbarues të tjerë të cilët janë vënë tashmë nën hetim, ka firmosur shkresa dhe vendime për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat.

Po si ndodhi ngjarja? Konkretisht mësohet se një qytetar ka marrë marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Ndërkohë pas vdekjes në ligj parashikohet që kredia të mbulohet nga siguracioni i jetës. Por Fatos Alimadhi kishte bllokuar llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar.

Kush është Fatos Alimadhi?

54-vjeçari rezuton të jetë arrestuar nga policia edhe më parë. Në vitin 2018 ai u vu në pranga për veprën penale Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Alimadhi në 2018 u akuzua se përfitoi mbi 32 mijë euro nga abuzimi gjatë shitjes së një apartamenti duke e shitur disa herë më lirë nga sa e parashikonte ligji.

Përmbaruesi në atë kohë iu shmang hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Leave a comment