Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

-800-0-7f1d526555e3e5fcc6fbef9bdf9089b4

Dashi

Krenaria e një miku nuk do ta lejojë të marrë mbi vete fajin e plotë për gabimet e së shkuarës. Duhet t`ju kërkojnë falje e t`ju thonë se nuk e kishin me qëllim t`ju lëndonin apo mërzitnin. Po edhe nëse do binden t`ju kërkojnë falje, ka gjasa të mos i besoni.

Demi

Një projekt në grup nuk mund të vazhdojë derisa të bien dakord të gjithë për hapat e mëtejshëm. Dikush është i zemëruar që idetë e tij janë injoruar. Do të duhet t`i kërkohet falje. Sa më shpejt të lihet pas krahëve kjo gjë, aq më më shpejt do të bien dakord të gjithë për hapat e ardhshëm.

Binjakët

Nuk kishit dashur t’ia kalonit kontrollin e një çështjeje familjare një të afërmi tjetër, por kjo është ajo që keni bërë. Ata kanë marrë të gjitha vendimet dhe tani duket se mendojnë se kanë njëfarë kontrolli mbi ju. Daljes nga ky cikël duhet t’i jepet përparësia kryesore.

Gaforrja

Momente emocionuese do të kaloni në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Po përzieni me njerëz me të cilët jeni të qetë dhe kjo ndjehet. Nëse nuk do të ishte për ndonjë shqetësim që keni për shëndetin e një miku, do të ndiheshit sundimtar. Lajmet për një çështje mjekësore do të sjellin lehtësim në fund të ditës.

Luani

Ka shumë për të zbuluar, por kjo nuk do të ndodhë nëse qëndroni mes katër mureve. Mos shkoni shumë larg. Kapni të gjitha mundësitë për dalje shoqërore apo romantike. Nuk është e nevojshme të udhëtoni larg për t’u argëtuar.

Virgjëresha

Zgjidhini mosmarrëveshjet me gjysmën tjetër dhe kjo do t’ju lejojë të çoni përpara marrëdhënien tuaj. Në një situatë grupi, bëni kujdes për dikë që mund të përpiqet t’ju mashtrojë. Mendohuni dy herë përpara se të ndërmerrni çfarëdo lloj veprimi. A i dini të gjitha faktet?

Peshorja

Qëllimet dhe objektivat tuaja po riorientohen. Ju mund të habiteni se sa ndryshe ndiheni për qëllimet që kishit vënë në të kaluarën. Gjërat kanë ndryshuar dhe është koha për të rivlerësuar qëllimet tuaja. Ndihesh çuditërisht i qetë me dikë që vështirë se e njeh. Njohuritë, energjia dhe pasioni i tyre ju frymëzojnë.

Akrepi

Një udhëtim, sado i largët apo i afërt, do t’ju sjellë kënaqësi thjesht sepse është një ndryshim ambienti. Dikush i afërt do të dëshirojë të qëndrojë me ju. Duhet t`i kushtoni kohën e duhur këtij njeriu.

Shigjetari

Keni aq shumë intuitë, sa disa njerëz do mendojnë se u lexoni mendjen. Një projekt në grup po ecën mirë. Do të jetë kënaqësi të punosh me njerëz që ndajnë të njëjtat mendime me ju dhe që kanë qëllime të ngjashme.

Bricjapi

Një situatë që ndodh sot do të jetë si një trampolinë për më lart. Jini gati për të bërë një lëvizje në momentin që kjo mundësi të vijë pasi koha është shumë e rëndësishme. Përparimi do të jetë i shpejtë dhe do t’ju japë një shkëlqim mendor dhe fizik.

Ujori

Dikush do të përpiqet t’ju bëjë presion për të vazhduar me planet dhe idetë e tij. Ju mund të shihni se nga vijnë ata pse ndihen ashtu siç ndihen, por ju nuk jeni plotësisht dakord me atë që ata po planifikojnë dhe nuk mund t’i mbështesni për këtë arsye. Ata duhet të respektojnë. Ju keni të drejtë të bëni zgjedhjet dhe vendimet tuaja.

Peshqit

Do të jetë e rëndësishme të gjeni mënyra konstruktive për krijimtarinë tuaj. Përdorini ato në punë. Ju gjithashtu mund të jepni një mbështetje të dobishme për një bamirësi. Pavarësisht se sa pengesa do kesh për të arritur një qëllim, do t`ia dalësh.

Related Posts

Leave a comment