Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hollandezi zbulon horrllëqet e shëndetësisë së “rilindur”

shendetesia-e-rilindjes-696x522
 “Borati”(alias kryeministri Rama, shpjegimi i redaksise), së bashku me “kimistët”, “klarinetistët” dhe “balerinat” me të cilët menaxhon prej 9 vitesh shëndetësinë, nuk lë rast pa përmendur “mrekullinë” që sipas tij po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar.
Nga Erion DASHO * –
Mjaftojnë disa faqe letër e një pacienti holandez që t’i heqë “Boratit” maskën e hipokritit dhe manipuluesit. Ky pacient ka pësuar (për fatin e vet të mirë) një traumë jo edhe aq të rëndë, por ato që ai tregon për sistemin shëndetësor të “Boratit” janë shumë të rënda:
1. Mungesë organizimi.
2. Pajisje të vjetëruara.
3. Mungesë protokollesh.
4. Mungesa personeli.
5. Mungesë materialesh konsumi.
6. Paaftësi e personelit.
7. Mungesë dixhitalizimi.
Mbi të gjitha, gabime skandaloze mjeksore që i kanë rrezikuar jetën ndërkohë që trauma relativisht e lehtë nuk ja rrezikonte aspak atë!
Deri në pikën ku një krah ishte vendosur kot së koti në një fasho gipsi të skaduar, pasi nuk kishte aspak thyerje, ndërkohë që trauma në kokë (që mund t’i kishte kushtuar jetën gjatë udhëtimit me avion) ishte neglizhuar!
Të dashur votues të “Boratit!”
Jo 50%, ju lutem shumë! 99.99% votojeni herën tjetër “Boratin”, ashtu si votonit babanë e vet shpirtëror dikur!
Gëzojuni shëndetësisë 3D të “Boratit”, pasi ajo realja është kjo që po ju tregon ky qytetar i sinqertë europian!

Por për ju nuk ka problem! Ju nuk keni nevojë as për ujë, as për drita, as edhe për mjekë! Për ju ka rëndësi që Borati të jetë në pushtet! Dhe mos harroni t’i puthni dorën kur kalon nga lagja juaj… /Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

*  Autori shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

Related Posts

Leave a comment