Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama-PD: Kalanë e Lezhës e bëtë me disko, mbushej me shiringa droge

rrr-770x409-1

I ashpër ka qenë Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë teksa replikoi me opozitën për çështjen e konçensionit të Parkut Kombëtar të Butrrintit.

Rama gjatë fjalës së tij përmendi kalanë e Lezhës, dhe tha se gjate kohës që PD ishte në pushtet e bëri me disko dhe e kthehu në hapësirë ku bëheshin shiringa droge.

“Më falni por, jo vetëm unë, por ne kemindryshe nivelin e gjuhës. Nuk i thashë asnjërit nga ju; ti je budalla. Po ti them, kjo është fyerje. Unë thash; ju keni budallallëkun, sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse u ndjetë për një moment dele, apo çfarëdolloj qenie tjetër, që futet në kope, ky është problemi juaj. Unë di që kur njerëzit bëjnë në nivelin tuaj, futen në kope. Nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, juve nuk duhet të hynit në parlament më kurrë, pasi juve nuk thoni thjesht fjalë që mund të jenë fyese, por shani me fjalë që bëjnë akuza. Është opinion, por nëse dikush më thotë; kriminel, sigurisht që ka probleme. Kriminel, hajdut, ejt. Ka probleme. Ti provove të njëjtën gjë, si ai që je i ndarë sot. Ti the që kam çuar ikona në Gjermani, atë e ka thënë ai. Juve ndaj nuk ju voton njeri. Ndaj ai, i vdekur komplet, u çua dhe ju mori para jush, se ne fund të ditësh njerëzit nuk shohim asgjë. Ky është origjinali, dhe ju jeni kopje të zbehta të tij. Profesori iku (Spaho), në 93 nuk është themeluar fondacioni, por në 2009. Ju akuzoni një fondacion jo fitim prurës i financuar nga SHBA. Ju këtu bëni akuza a thua se fondacioni shqiptaro amerikan është ministria juaj e Kulturës, që kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në hapësirë ku bëheshin shiringa droge. Ky është koncepti juaj për trashëgiminë tuaj kulturore. Unë skam vënë bingo në teatrin Kombëtar, unë e kam gjetur bingon me kontratë, bingo te piramida. Ju i bëni bingo, me ato bango-bango. Ju nuk dini ça flisnim dhe vazhdoni të kujtoni se politika është që të përsërisësh atë që keni bërë gjithë jetën.”, tha Rama.

Leave a comment