Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Festoi si Cristiano Ronaldo pas golit, klubi merr vendimin e papritur për futbollistin e ri(VIDEO)

-640-0-4a5cabfa874fba414c468de6aeca9fb3

Gazeta spanjolle Marca shkruan se klubi katalanas i Barcelonës ka censuruar festën e një prej të rinjve pasi ai ka imituar Cristiano Ronaldo-n pas shënimit të një goli.

Fermín López shënoi një gol të bukur në ndeshjen e fituar nga skuadra e të rinjve të Barcelonës kundër Cornellàs dhe festoi fiks siç bën CR7 kur i gëzohet një finalizimi fantastik, duke bërë kërcimin klasik në gjysmëkthesë dhe klithmën e Cristianos.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë në Barça TV u pa qartë festa e lojtarit të ri, por kur klubi “blaugrana” shpërndau videon e golit në rrjetet sociale, i hoqi pjesën e festës ku imiton Ronaldon, ish-lojtarin të Real Madridit.

 

Related Posts

Leave a comment