Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ronaldo mendon se Messi duhet të bëhet trajner i kësaj skuadre në të ardhmen

-800-0-618626bda6bc6

Dy sulmuesit më të mirë në botë nuk kanë ndërmend të tërhiqen, edhe pse kanë nisur të shfaqin problemet e para të tyre në skuadrat e reja

Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi ka lënë Parisin dhe ka fluturuar për në Madrid, ku ka një mision disi të veçantë, jo për rikthim në futbollin e këtij vendi, por tek mjekët e futbollit në kryeqytetin spanjoll. Në fakt, Mesi dëshiron të rikthehet në fushë dhe të shënojë për PSG-në dhe për Argjentinën. Ai është parë në Madrid, ku po i nënshtrohet një kurimi të veçantë pas problemit që pati me gjurin. Pasi mungoi ndaj Leipzigut në Champions League dhe u zëvendësua në pushimin e ndeshjes së Ligue 1 kundër Lilës, 6 herë fituesi i Topit të Artë është zhvendosur orët e fundit në Spanjë për të filluar rehabilitimin në klinikën e fizioterapisë rigjeneruese TVA. Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, sulmuesi i PSG-së, është i shoqëruar nga shoku i skuadrës, Leandro Paredes, dhe nga anëtarët e stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duan të verifikojnë gjendjen e “yllit” të skuadrës së tyre. Për Mesin bëhet fjalë për një rikthim në të kaluarën, pasi ka qenë edhe më parë pacient i doktorit Zhoakin Juan, themelues i kësaj qendre mjekësore, që ishte angazhuar me Mesin në vitin 2015, kur argjentinasi pati probleme me ligamentet e gjurit.
Mjeku në të kaluarën ka kuruar dhe Kristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin, si dhe legjendën e basketbollit, Pau Gasol. Ndërkohë, rivali i “përjetshëm” i Mesit, Kristiano Ronaldo, po lakohet që pas tërheqjes nga futbolli të marrë komandën e Junajtid në një aspekt tjetër. Në fakt, nga statistikat e tij në fushë, duket sikur koha e “varjes së këpucëve në gozhdë” për Kristiano Ronaldon do të jetë e largët.
Ylli portugez është lideri i Mançester Junajtid, teksa deri në këtë pikë të sezonit ia ka dalë të shënojë 9 gola në 11 ndeshje. Megjithatë, duke qenë se shifra në pasaportën e tij tregon 36 vite, atëherë është natyrale të mendohet edhe për atë se çfarë do të bëjë CR7 pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Duket se një ide që e tërheq shumë pesë herë fituesin e Topit të Artë është të bëhet trajner, teksa të shumta kanë qenë hipotezat të cilat e shohin menjëherë në krye të Mançester Junajtid. Por, nuk janë të këtij mendimi në klubin anglez, pasi siç raporton “Daily Star”, “Djajtë e Kuq” e kanë mohuar këtë ide. Kjo pasi drejtuesit aktualë janë të përqendruar te ajo se çfarë po arrin Ronaldo në fushë, teksa janë të lumtur që luzitani i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe po udhëheq skuadrën. Ronaldo madje ka statistika golash më të mirë se “Pleshti” tek PSG dhe kjo tregon shumë.

Related Posts

Leave a comment