Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkarkimi i Elisabeta Imeraj, KLP zgjedh sot kreun e Prokurorisë së Tiranës

dfdgtg-768x433

Një ditë pas shkarkimit të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj nga detyra pritet që KLP do të caktojë sot një drejtues të përkohshëm për të zëvendësuar atë.

“News24” raporton se mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në orë 12:00, ku pritet të caktohet përkohësisht një kreu i Prokurorisë së Tiranës ndërsa më pas do të hapet gara edhe për drejtuesin e ri.

Kujtojmë se Imeraj u shkarkua dje nga KPA pasin iu gjetën probleme në të 3 kriteret e vendosura.

Sipas Kolegjit të KPA-së, kryeprokurorja e Tiranës ka pasur probleme lidhur dhe me kontrollin e figurës, ndërsa ka përmendur faktin se sipas trupit gjykues, prokurorja ka mbajtur qëndrime kontradiktore lidhur me një dënim, që ish-kunati i saj ka pasur për vepra penale që e bëjnë atë person të përfshirë në krimin e organizuar. Po ashtu, sa i përket aftësive profesionale, Kolegji ka deklaruar se në një çështje hetimore ka pasur “mangësi”.

Leave a comment