Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ina Zhupa shpërthen me tone të forta në Kuvend dhe zbardh prapaskenat në Butrint

-800-0-eb77fc559b8a8351ab58dbe63ff9cabf

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka folur sërish për çështjen e dhënies së Butrintit me konçension.

Zhupa ka thënë se në Butrint do të ndërtohen bare, restorante e teatro dhe kjo sipas saj faktohet me dokumente zyrtare.

Zhupa po ashtu ka deklaruar se një nga anëtarët e bordit të ngritur për Butrintin është Riçard Hoxhis i cili sipas saj është i njohur për interesat e tij për të marrë Butrintin që në vitin 1993.

“Ka në bordin e vetë 4 individë privat dhe ministren e kulturës. Shteti e lëshon Butrintin i cili është siti arkeologjik më i rëndësishëm i vendit, që prodhon më shumë para. Vetëm në arkën e Butrintit gjenden 2 mln dollarë të cilat do i kalojnë këtij fondacioni. Ne kemi firmosur konventën e Parisit dhe i detyron shtetet anëtare që të menaxhojnë pasuritë kulturore. I jepet për përfitim ekonomik, edhe pse quhet organizatë jofitimprurëse. Po flas për të drejtën e informimit. Po flas specifikisht, e drejta e çdo qytetari shqiptar që të jetë i informuar kur bëhet një aferë. Kur kërkohet plani i biznesit të Butrintit, të mos më vijë një fletë e bardhë. Do i drejtohemi Komisionerit për Informimin. Ne nuk informohemi. Pas debatit në Kuvend, fjala biznes përmendet 226 herë. E drejta e informimit dhe kërkoj, transparencë për publikun, kush është bordi, kush janë njerëzit. Një nga anëtarët e bordit është Richard Hoxhis, i njohur për interesat e tij për të marrë Butrintin që në vitin 1993. A e dini se në Butrint do të ndërtohen restorante, bare, teatro dhe kinema. Këtë mund t’jua faktoj me dokumentet” – tha Zhupa.

Related Posts

Leave a comment