Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Autobuzi urban i Unazës përfundon në Lan

Urbani ne Lan

Një autobus urban i linjës së Unazës, është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka përfunduar në përroin ujëpakt të Lanës. Bashkë me autobusin në Lanë ka rënë edhe një makinë.

Burimet nga vendngjarja thonë se autobusi urban ka qenë plot me njerëz pasi ishte në kohën e kryerjes së shërbimit ndaj pasagjerëve. Aksidenti ka ndodhur në orën 20:10 tek kinema Agimi. Raportohet se nuk ka dëme në njerëz.

Sipas policisë, shoferi i urbanit ka humbur kontrollin pas përplasjes me automjetin, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona që kanë qenë duke udhëtuar me veturë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Related Posts

Leave a comment