Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bukuria e “egër” e skenës italiane, me origjinë shqiptare, feston 61-vjetorin

anna-oxa-foto-2015-702x430-1

E lindur me emrin Iliriana Hoxha, më 28 prill 1961 në Bari, Itali, Anna Oxa  është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, e vlerësuar edhe si bukuria e “egër” e skenë italiane. Trumfet e saj i dedikohen pushtimit të festivalit mitik të Sanremos falë të cilit u bë e njohur . Oxa, vajza e Qazim Hoxhës, nga Kruja, i ikur në Itali ndër vitet e trazirave paraluftës botërore, nisi të pjesëmarrej në Sanremo që prej vitit 1987, duke sjellë një  performancë krejt të veçantë ku përzihej talenti i një zeri të jashtëzakonshëm , me bukurinë dhe “egërsinë” e harruar femërore. Një amazone e këngës italiane do të ishte një tjetë epitet spikatës për këngëtaren e lindur si Iliriana me gjakun e babait shqiptar e nënën italiane.

Karriera

Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e Sanremos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un’emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “Giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Pjesëmarrjet në San Remo

anaoo

Në foto: Ana (Iliriana) Hoxha Oxa.

Në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë. Këngët e saj pjesëmarrëse :

  • 1978, Un’emozione da poco – vendi i parë në seksionin “giovani”, vendi e dytë në seksionin “big”
  • 1982, Io no
  • 1984, Non scendo
  • 1985, A lei
  • 1986, È tutto un attimo
  • 1988, Quando nasce un amore
  • 1989, Ti lascerò – vendi i parë (duet me Fausto Leali)
  • 1990, Donna con te
  • 1997, Storie – vendi i dytë
  • 1999, Senza pietà – vendi i parë
  • 2001, L’eterno movimento
  • 2003, Cambierò
  • 2006, Processo a me stessa./ KultPlus.com-Vjen i redaktuar nga Arberia News.net/

Leave a comment