Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjysmëfinalet e Europa League flasin gjermanisht, Romës i ikën fitorja nga duart

-800-0-626b7863d3171

Entrahti fitoi me Uest Hemin 2-1, kurse Leipzigu mundi Rejnxhërs 1-0. Në Conference, Roma barazoi 1-1 me Leicester, Fejordi përmbysi 3-2 Marsejën

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para gysmëfinale të Ligës së Europës dhe të Konference League, ku pati përplasje interesante dhe rezultate surprizë.
Në Ligën e Europës, Leipzigu u përball me Rejnxhërs, një duel shumë i vështirë për të dyja skuadrat, nisur jo vetëm nga forma që po kalojnë, por edhe përbërja që kanë në gjirin e tyre si dhe pozitat në kampionatet respektive. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura 0-0, kurse në pjesën e dytë Leipzigu shënoi golin e fitores në minutën e 85-të nga Angelino, e fiton 1-0.
Gjysmëfinalja tjetër ishte ajo mes Uest Hemit dhe Eintrahtit të Frankfurtit. Gjermanët vinin në këtë gjysmëfinale me moral të lartë pasi kishin eliminuar Barcelonën në raundin e kaluar. Madje Eintrahti shënoi i pari me Knauf në minutën e parë, duke i dhënë goditje të fortë psikologjike skuadrës angleze. Por Uest Hemi reagoi në mënyrën e duhur dhe barazoi shifrat në minutën e 21-të, me anë të Antonios. Pjesa e parë mbyllet barazim 1-1, kurse në pjesën e dytë gjermanët shënuan sërish me anë të Kamadas në minutën e 54-t, duke dhënë prova se ishin më të përkushtuar për fitoren dhe për të shkuar në finale të këtij aktiviteti. Pra gjermanët hedhin një hap drejt kualifikimit, pasi fitojnë 2-1 në transfertë.
Ndërkohë, në Ligën e Konferencës Roma u tregua e zonja në startin e ndeshjes në transfertë me Leicesterin, në gjysmëfinalen e parë midis tyre, duke shënuar me Pelegrinin në minutën e 15-të, gjë që solli fitoren në pjesën e parë 1-0. Në pjesën e dytë ndodhi diçka jo e mirë për Romën, e cila shënoi në portën e saj dhe autogolin e bëri Mançini në minutën e 67-të. Gjithsesi, italianët kanë një shans më shumë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pasi do ta presin Leicesterin në Romë. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Fejnordit holandez dhe Marsejës franceze, prodhoi shumë gola, duke qenë një duel gjysmëfinal spektakolar, me shumë emocione. Edhe pse ishin francezët në pjesën e parë dominues, holandezët arritën ta përmbysin ndeshjen e ta fitojnë atë 3-1, duke qenë më afër finales.
Gjithsesi, për të gjitha takimet duhen pritur të luhen 90 minutat e dueleve të kthimit për të përcaktuar finalistët në të dy kompeticionet.

Leave a comment