Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Teatri në revistën “Nëntori”

Capture
Nga Petro MEJDI-
Nga cikli : Dramaturgë nga Shkodra .
IBRAHIM URUÇI : prozator , dramaturg , gazetar, kryeredaktor i gazetës ” Drita ” , i dënuar politik .
Veprat:
” JETA JONË ” ( roman) .
I botuar në katër numra të revistës “Nëntori” 1954 .Ka mundësi që të mos jetë botuar si libër , pasi nuk përmendet në librat me kritikë letrare .
“DOKTOR ALEKSI ( dramë ) .
E botuar në nr.9/ 1963 të revistës”Nëntori “. Vënë në skenë nga Teatri Popullor me regji të Kujtim Spahivoglit .Premiera : 28 maj 1964 .Drama më e njohur e Ibrahim Uruçit , e cila e merr temën nga Lufta NÇl .Ideja e saj është tërheqja në luftë e inteligjencës apolitike të kohës.Është transmetuar në emisionin “Teatri në mikrofon” .Është drama me jetë më të gjatë në skenë nga veprat e Uruçit , e cila është vënë në skenë dhe nga teatro të tjera .
“SHËMBJA ” ( dramë ) .
Është botuar në revistën “Nëntori ” nr.7/ 1967.Është vënë në skenë nga regjisori Kujtim Spahivogli me trupën e Teatrit Popullor .Premiera : 27 tetor 1967 .
“STUDENDJA E VITIT TË FUNDIT “( dramë )
Drama më e njohur e Ibrahim Uruçit dhe një nga të paktat e tij me temë bashkëkohore.
Është vënë në skenë nga Kujtim Spahivogli me studentët e ILA , me atë që u quajt Teatri i të Rinjve , i cili u kritikua pas Pleniumit të Katërt , qershor 1973 .Premiera :27 Mars 1970 .Në shtypin letrar të kohës , në “Drita ” dhe “Nëntori ” , gjen shkrime kushtuar kësaj premiere , ose shkrime ku ajo kritikohet më së shumti. Siç e kini vënë re të gjitha dramat e Uruçit janë vënë në skenë nga Spahivogli , shto dhe faktin që ai kishte vënë në skenë dhe dramat e Paçramit , bëri që të rrëndohet pozita e tij ,duke e larguar nga Teatri Popullor .
Drama të tjera:
” Ky dimër i 44- ës ” ( dramë )
” Fundi ” ( dramë me një akt )
“Kot u bie kambanave “( dramë me një akt )
“Ide gjeniale ” ( komedi me një akt )
“Dy mbrëmje ” ( dramë me dy pjesë ) e tj .
Ibrahim Uruçi është nga viktimat e para të pas Pleniumit të Katërt .Dhe jo aq nga krijimtaria letrare, se sa nga detyra e tij si kryeredaktor i gazetës “Drita ” .Emri i tij u lidh pazgjidhmërisht me atë të Fadil Paçramit .U kritikua dhe u akuzua si përçues i frymës liberale të Fadil Paçramit në letërsi dhe arte nëpërmjet shkrimeve që u botuan në gazetë dhe që lejoi një klimë polemizuese , botime sipas dëshirave subjektiviste dhe nuk u la hapësirë dhe mendimeve në mbrojtje të letërsisë dhe artit , në luftë kundër ndikimeve dekadente . Ai u largua nga gazeta dhe nga Tirana .
Bibliografi : Josif Papagjoni” Teatri Kombëtar ” , 2005.
Revista “Nëntori ” .
May be an image of book
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

Leave a comment