Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Leksioni i Ramës për bankierët, si ai i komunistit që Parisin do ta bënte si Kuçin

Rama bankieret
 Nga Erion DASHO –
Në Vlorë tregohet historia e antarëve të Partisë Komuniste Franceze që vizituan Kuçin e varfër të kohës së komunizmit, me francezët që prisnin të shihnin “mrekullitë” e komunizmit shqiptar, kurse banorët e varfër që kishin qënë edhe më të varfër përpara luftës dhe që Enver Hoxha u kishte mbushur mendjen se kishin arritur parajsën.
Duke i parë të hutuar francezët, një nga komunistët kuçiotë tha shprehjen e famshme “Mos u mërzisni, shokë francezë! Edhe Parisin si Kuçin do ta bëjmë!”
 Kjo shprehje m’u kujtua pak ditë më parë kur Borati(alias: Kryeministri Edi Rama, shënimi redaksisë),  u përmendi bankierëve e-Albanian si shembull për digjitalizimin bankar!
e-Albania është një përpjekje me kosto të ulët (low cost), thellësisht amatoreske dhe, mbi të gjitha e pasigurt. Uroj që asnjë hackeri mos t’i shkojë mendja të bëjë lëmsh të dhënat e shqiptarëve, por, fatkeqësisht, në botën e informacionit nuk ecet gjatë me shpresa.
Nga ana tjetër, bankat shqiptare janë të lidhura me sistemin bankar ndërkombëtar dhe janë shembuj të digjitalizimit. Gjithë infrastruktura e tyre bazohet mbi të njëjtat parime si bankat mëmë dhe siguria e informacionit në to është gjithashtu në nivelet më të larta.
Fakti që bankat nuk kanë zhvilluar aplikacione që janë “client facing” flet se ato ose nuk kanë besim tek infrastruktura që ofron vendi për shërbime të tilla, ose se kanë bërë studime dhe e gjejnë klientin shqiptar ende të pazotin për t’i përdorur këto shërbime, ose për të dy këto arsye bashkë.
Po sigurisht që Boratit nuk i punon mendja kaq thellë! Me mentalitetin e komunistit të dikurshëm kuçiot, Borati mendon se nëpërmjet e-Albanias, Shqipëria është kthyer në një Estoni ballkanase. Në fakt sikundër çdo gjë tjetër që bën Borati është ndërtuar një ndërfaqe e bukur por që nuk ka poshtë saj as infrastrukturën dhe as sigurinë e duhur.
Boll me demagogji Borat!
Baballarët e tu mund të donin të bënin Parisin si Kuçin, por ti nuk ke shans të bësh sistemin bankar ndërkombëtar si lojërat e fëmijëve të cilave u vendos emrin bombastik e-Albania!

Leave a comment