Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të goditur me thikë, dy shqiptarë gjenden në mes të rrugës në Itali (EMRAT)

-640-0-627cb2d55d00d

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Sipas mediave italiane, dy të plagosurit janë gjetur të shtrirë në anë të rrugës nga kalimtar të rastit.

Bëhet e ditur se dy shqiptarët e plagosur janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç.

Një kalimtar i rastit që po udhëtonte me makinën e tij ka parë në rrugë dy të plagosurit shqiptarë. Ai ka parë lëvizjen e tyre dhe është ndaluar ku më pas ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë.

Gjithashtu ai u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Sipas mediave italiane, kur gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Nga ana tjetër, shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.

Leave a comment