Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti i ri/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ja kur pritet të mbahet raundi i dytë i votimit

-640-0-6283684221595

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar 23 majin si datën për mbajtjen e raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Kështu, data e fundit për propozimin e emrave për këtë raund do të jetë 22 maji deri në orën 16:00, ndërsa më 23, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, i cili do shqyrtojë kandidaturat e propozuara nga palët. Në orën 18:00 do të zhvillohet raundi i dytë.

Nëse dhe ky raund do ezaurohet pa emra konkretë ashtu siç ndodhi me të parin, atëherë pritet të përcaktohet raundi i tretë. Sipas Kushtetutës, janë 5 raunde për votimin e presidentit, dhe teksa në 3 të parët nevojitet një shumicë votash prej tre të pestash, në dy të fundit nevojitet një shumë e thjeshtë, të cilën maxhoranca e ka, me 71 vota.

Leave a comment