Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkëputja e ashensorit brenda QSUT-së/ Si ndodhi aksidenti i frikshëm që çoi pacienten e moshuar te Trauma?

-640-0-62835dcfb49d3

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një ashensor në ambientet e brendshme të QSUT-së u shkëput, duke lënë të plagosur rëndë një paciente të moshuar, një barelist dhe një infermiere që ndodheshin brenda në atë moment.

Policia deklaroi se ashensori u bllokua por sipas burimeve mësohet se situata ka qenë më e rëndë.

Mësohet se ashensori është nisur për tu ngjitur normalisht në katin ku do kryhej një skaner për pacienten, e cila shoqërohej me barelë nga stafi i spitalit dhe nga një infermiere. Ashensori nuk mundi të bëjë ngjitjen e plotë, pasi është bllokuar dhe më pas ka pësuar rënie në katin e parë të nëntokës, vend ku ka edhe startin.

Zhurma e fortë ka alarmuar punonjësit e turnit, ndërsa infermierja, barelisti dhe pacientja kërkonin ndihmë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të hapur derën e ashensorit.

Leave a comment