Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjike/ I pamposhtur në 75 ndeshje, boksieri ndërron jetë në ring papritur gjatë ndeshjes(Video)

-640-0-62839a062ea80

Musa Askan Yamak është boksieri që humbi jetën tragjikisht teksa zhvillonte një ndeshje. Boksieri turk ka humbur jetën pasi u rrëzua në ring gjatë një sfide të luajtur në fundjavë në Mynih.

Mediat vendase bëjnë me dije se 36-vjeçari i cili ishte i pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, pësoi atak në zemër në raundin e tretë, duke mos mbijetuar dot.

Në duelin e zhvilluar kundër Hamza Ëandera, turku nuk ia doli të zhvillojë raundin e tretë duke u rrëzuar në tokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor dhe dërgimi me urgjencë në spital nuk e kanë risjellë në jetë 36-vjeçarin.

Yamak u bë kampion i Evropës dhe Azisë në peshën e lehtë dhe të rëndë në Federatën Botërore të Boksit (ËBF) dhe Unioni Global i Boksit (GBU).

Leave a comment