Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me sy të ënjtur dhe me shenja në fytyrë, Amber Heard akuzon aktorin e famshëm për “photoshop”

d5p67l3_johnny-depp-vs-amber-heard_625x300_30_April_22

Gjyqi i bujshëm i dy aktorëve të famshëm, Amber Heard dhe Johnny Depp, vijon të jetë kryefjala e mediave në mbarë botën. Në seancën e radhës, aktorja ka dëshmuar se fotografia e ish-bashkëshortit ku shfaqet me sytë e nxirë nuk është e vërtetë, por e bërë me “photoshop”.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez, prezantoi gjatë gjyqit një foto nga muaji i mjaltit i çiftit në vitin 2015, që tregon aktorin e “Pirates of the Caribbean” me mavijosje poshtë syve.

Ylli i Hollywood-it,shfaqej së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe tre persona të tjerë, dhe në foto dukej se kishte shenja të dukshme dhe ënjtje në fytyrë.

Me sy të ënjtur dhe me shenja në fytyrë, Amber Heard akuzon

“E kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar. Ky është një photoshop, deklaroi aktorja e famshme.

Kjo e fundit shtoi gjithashtu se në këtë udhëtim, Depp e goditi atë me shuplakë në fytyrë, e kapi nga qafa dhe e shtyu pas murit të një vagoni, megjithatë nuk ka asnjë provë të lëndimeve të supozuara të Heard.

“Kjo është e vetmja foto nga muaji juaj i mjaltit që tregon dikë të lënduar”, u kundërpërgjigj avokatja e aktorit.

Nga ana tjetër, Heard pohoi se muaji i saj i mjaltit me Depp ishte ‘i qetë’ derisa ai filloi të pinte alkool:

“Vetë udhëtimi me tren ishte i qetë derisa Johnny filloi të pinte alkool. Ai tashmë kishte filluar të pinte shampanjë”.

Me sy të ënjtur dhe me shenja në fytyrë, Amber Heard akuzon

“Ai po qëndronte në dysheme. Po përpiqesha t’i hiqja krahët nga qafa ime dhe ai po më shtrëngonte qafën për një kohë shumë të gjatë. Sa herë që më tërhiqte nga makina, më përplaste pas murit. Mbaj mend që u përpoqa t’i hiqte krahët e tij nga qafa dhe mbaj mend që donte të më vriste”, vazhdon rrëfimi i aktores.

Truproja e Deppit, Malcolm Connolly, ka deklaruar disa javë më parë në gjyq se e kishte parë artistin me lëndime në fytyrë. Ai theksoi se kurrë nuk kishte parë ndonjë dhunë fizike mes të dyve, por dëshmoi se i dëgjonte Deppin dhe Heard duke u grindur shpesh.

Related Posts

Leave a comment