Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dëshmia e Nuredin Dumanit fundos dhjetëra persona/ RENEA blindon Elbasanin

-640-0-6285e38919dc7

Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani duket se ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, e cila menjëherë ka lëshuar 30 urdhër-arreste.

Kaq mjaftoi që forcat RENEA të zbarkonin në qytetin e Elbasanit duke e blinduar atë.

Sipas raportimeve pritet që 10 persona të vihen në pranga.

Operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.

Raportohet se ata që pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Leave a comment