Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë! Zetori bie në kanal dhe e zë poshtë, vdes 43-vjeçari në Fier

nderron-714x405 (1)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boçovë, Fier, ku shtetasi Eduart Metushi, 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.

Si pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment