Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Postonte shkrime përkrahëse për ISIS në rrjetet sociale, arrestohet 56-vjeçari

shkoder-arrestim-433x300-1

Policia ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kukësi i cili postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

I arrestuari është Ibrahim El Salih, i cili përdor edhe mbiemrin e dytë Lekica. Sipas policisë, ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” nga GJKKO. Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Hetimet janë kryer prej disa muajsh nga Drejtoria e Anti-Terrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive.

Organet e zbatimit të ligjit e konsiderojnë 56-vjeçarin person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment