Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Rikthim tek e ardhmja”?!

endri-shabani-e1614201946403-660x330
Dr.Endrit Shabani
Per t’i patur gjerat ne perspektive.
Sali Berisha ka qene president qe ne vitin 1992, kur ende letrat shtypeshin me makine shkrimi.
Ilir Meta ka qene kryeminister qe ne 1999, kur ne ende flisnim me telefon fiks dhe degjonim muzike me kaseta.
Edi Rama ka qene kryetar bashkie qe ne 2000 kur interneti ishte ende nje fenomen i panjohur per publikun e gjere, ndersa Facebooku ende nuk ishte shpikur.
Ne keto 30 vite bota ka ecur perpara ne shume drejtime. Ka patur zhvillime politike, sociale dhe ekonomike. Italia ka nderruar 16 kryeministra, Franca dhe SHBA-ja kane nderruar 5 presidente. Madje edhe Vatikani, ku pushteti eshte i perjetshem, ka nderruar 3 pape.
Vetem Shqiperia ka mbetur serish mes Rames. Metes dhe Berishes, te cilet kane filluar te shfaqin shenjat e para te amenzise, duke premtuar ende uje, rend dhe prona.
Ato 80 mije bebe qe linden kur Berisha ishte president, sot kane mbaruar universitetin dhe specializimet, kane filluar pune prej vitesh, shume prej tyre kane sjelle ne jete femije, disave kane filluar t’i duken shenjat e para te rrudhave apo thinjave, dhe te tjereve t’ju rrallohen floket.
Jeta ka ecur perpara, bota gjithashtu. Vetem skena politike shqiptare ka ngecur, me televizorin qe vazhdon te flase per personazhe qe vijne si fanepsje nga filmi ‘rikthim ne te ardhmen’.

Leave a comment