Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dritëshkurtësi!

Sali-Berisha

Nga Rezarta ÇAUSHAJ-

Mendoj se javet pas zgjedhjeve te pjesshme lokale te 6 Marsit treguan pikun, limitet dhe driteshkurtesine e Sali Berishes ne udheheqesi.
Berisha nuk ka asgje me per t’i dhene politikes shqiptare! Pike!
Ai mund t’i kishte dhene PD-se nje tjeter shans, duke e shkeputur nga vasalizmi ndaj ambasadave, por duke i hapur rruge zgjedhjes se nje kryetari te ri.
Ne vend te kesaj, zgjodhi te sigurohet per zgjedhjen e vet, duke i vendosur rregullat sipas qejfit.
Kjo nuk i shpetoi askujt!
Pastaj, eshte problemi se Berisha angazhohet ne menyre te rastesishme ne retorike kunder oligarkeve, DASH-it, Sorosit etj., por ne te vertete, nuk merr asnje angazhim politik kunder tyre.
Sot PD-ja nuk qendron per asnje e asgje, eshte e perkulshme ne qendrime brenda javes, si t’i vije kryetarit permbare.
Dy episodet qe lidhen me rezoluten per njohjen e gjenocidit ne Srebrenice dhe ardhjen e Pompeos zbuluan paaftesi e e Berishes per te menduar e vepruar ne nje kontekst me te gjere se Shqiperia.
I mungon zhdervjellesia, nderkohe qe kundershtari i tij ka marr mandatin e 3 pikerisht duke shfrytezuar me se miri situaten nderkombetare e duke e kuadruar veten mire ne grupet e duhura te influences jashte vendit.
Por, mbi te gjitha i dha goditje parimit: nese je per sovranizem, duhet te shqetesohesh per te fituar perkrahjen e shqiptareve, jo te dukesh i deshperuar per cik vemendje nga te Huajt.

Duke vepruar pikerisht ashtu siç pritej prej tij, Berisha ka vulosur coptimin e PD-se, por edhe trashegimine e tij politike.
Berisha deshtoi te kuptonte se rreshtimi pas tij ishte pergjigje ndaj politikes poshteruese te Bashes, por efekti i tij ishte i destinuar te ishte afateshkurter. Demokratet kane nje dekade ne opozite dhe aktualisht kane zero shprese per t’u rikthyer ne pushtet.
Ky problem nuk tejkalohet me retorike.

Ndaj, kundervenia ndaj nderhyrjes se tepert amerikane ne punet tona te brendshme, nuk ishte e mjaftueshme. PD ende duhet te zgjedh nje kryetar te ri, pa bagazh e te shkuar te dyshimte, te shkepuse lidhjet ne oligarket, me varesine nga kontratat publike dhe punesimet e familjareve ne administraten e PS, te shkeputet nga iluzioni se do te fitoje vetem se njerezit jane te pakenaqur nga qeverisja aktuale, nga iluzioni tjeter se mund te fitoje me premtimet e duhura e me demagogji, nga iluzioni se do te rrezoje nje qeveri me 3 mandate me te njejtat premtime klienteliste e duke bere minimumin e mundshem.
Vetem duke bere keto, ajo mund te kthehet ne pushtet.
Nese PR i qeverise ka patur nje efekt keto kohe eshte se shqiptaret jane bere me cinik.
E dijne qe qeveria i genjen, ashtu siç e dijne qe i genjen edhe opozita.

Kjo eshte epoke e re quna, nuk mbahet dot nje parti duke perdorur komunizmin, sic perdor Rama 21 janarin. Ajo karte eshte djegur.

Edhe Edi Rama eshte i merzitur se sa te lehte e pati.

Related Posts

Leave a comment