Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Disa mendime të shkurtra për një film vizatimor, protagonist të të cilëve janë dy fëmijë gay.

caushaj

Rezarta Caushaj

1. Lojën e bojkotit e ka filluar ky komuniteti i indinjuar sot dhe nuk duhet të çuditen kur përdoret kundër tyre. Ka një urtësi të jashtëzakonshme në atë shprehjen “Bota është me rrota”.
2. Fëmijën tim e lind unë, e rris unë me 100 mijë andralla, e shkolloj unë dhe jam unë që e edukoj ashtu siç unë di më mirë.
Nuk ka asgjë në jetë që të kushton sa një fëmijë: emocionalisht, financiarisht, mendërisht e fizikisht.
3.Pavarësia e zgjedhjeve të fëmijës zgjerohet me rritjen e pjekurisë, deri në shkëputje totale nga ndikimi i prindërve.
4. Shoqëria është përgjegjëse për sigurinë fizike të fëmijës (jetën), si dhe ka detyrë t’i transmetoj atij disa mësime/parime që ajo ka nxjerr nga përvoja apo reflektimi mijera vjeçar.
5. Dikur shoqëria i imponohej individit, sepse ruajtja e jetës së tij ishte më e vështirë.
Sot individi i rritur është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta, nëse do t’i përmbahet moralit shoqëror apo do të çajë një rrugë të re, duke marr përsipër pasojat.
6. Ky është një moment, për të cilin shumë breza në histori kanë sakrifikuar.
7. Që më çon tek thelbi i qëndrimit tim: vendimi mbi çfarë filmash do të ndjek fëmija, i përket prindrit. Po flasim për zgjedhje të ndërgjegjshme, për t’i dhënë fëmijës miratimin mbi përmbajtjen që shikon, jo për çfarë fëmija mund të ndjek fshehtas.
8. Këtij parimi i qëndroj pa diskriminim, si për palët që nuk duan që fëmijët t’i ekspozojnë herët në çështjet e seksualitetit, edhe ata që e konsiderojnë të dobishme diçka të tillë.
9. I qëndroj këtij parimi edhe për çështjet, për të cilat më shkon gjaku në kokë. Po flas për ngarkimin e fëmijëve me zgjedhje që janë të vështira edhe për të rritur, të cilat kanë pasoja të pariparueshme. Po flas për lëvizjen që mbështet kastrimin dhe gjymtimin e pakthyeshëm fizik të pre-adoleshentëve e adoleshtentëve, duke iu hequr prindërve çdo të drejtë për të thënë fjalën e tyre.
10. Sot në Amerikë debati më i madh ka lidhje me faktin se shumë shkolla po imponojnë kurrikula apo tema të ngarkuara seksualisht pa pyetur prindrit. Në plotë raste, mësuesit nuk i referojnë shqetësimet e fëmijës mbi çështje të identitetit apo seksualitetit te prindrit apo injorojnë qëllimisht zgjedhjet e këtyre të fundit.

Gjykoj, pra, se në epokën që jetojmë, shqetësimet e prindërve mbi çfarë ndjekin fëmijët e tyre jo vetëm nuk duhen shkurajuar, por duhen nxitur.

Megjithatë, për fëmijën tim vendos unë, për fëmijën tënd vendos ti.
Ata që nuk kanë fëmijë, mund të na japin leksione vetëm nëse pranojnë të bëjnë babysitter vullnetarisht 24/24 për 3 muaj kalamonjëve të mi, ndërkohë që janë edhe në punë e duhet të përballojnë hallet e përditshme.

PS: Për sa kohë që pastorët nuk bëjnë thirrje për dhunë, kanë plotësisht të drejtë t’u flasin mbështetësve të tyre.

PPS: Kjo idea se ky film duhet parë, por aspekte kyçe duhet të mbahen sekret nuk më duket strategji e mirë, quna.💁🏻‍♀️

Related Posts

Leave a comment