Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Ndal presionin mbi SPAK!’ KLP reagon ndaj sulmit të Sali Berishës

-640-0-ef618bcc20abf3953211f78015c2ec24

Këshilli I Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai të cilët sulmohen publikisht nga Sali Berisha pasi po hetojnë dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën Berisha akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta” thuhet në deklaratën e sotme të KLP-së.

Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të prokurorëve të sipër përmendur dhe të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfiton nga rasti të shprehë konsideratën e lartë për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për misionin që kanë marrë angazhim të kryejnë, por edhe si personalitete me integritet të lartë. Rezultatet e punës së kësaj strukture, aktualisht janë vlerësuar pozitivisht nga të gjithë aktorët në vend, duke bërë të mundur rritjen e besimit të publikut tek drejtësia, pritshmëri kjo e reformës në drejtësi e ndërmarrë dhe miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në dakordësi të plotë” thuhet në deklaratën e KLP-së

Së fundmi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Prej 20 nëntorit kur GJKKO firmosi masën ë sigurisë detyrim me paraqitje për Sali Berishën dhe arrestoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ish kryeministri përmes deklaratave publike ka vijuar intimidimin publik ndaj prokurëve të cilët kanë në dorë dosjen e tij të hetimit për aferën e privatizimi të kompleksit Partizani.

Related Posts

Leave a comment